19:31 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

18 të plagosur në Itali, madhësia e breshrit ngjason me mandarinë!

Moti i keq ka prekur qendrën e Italisë, ndërsa në Peskara ka pasur reshje me breshër kokrrat e të cilit ishin të mëdha sa një portokall.

Të paktën 18 persona janë shtruar deri tani në spitalin e Peskarës për shkak të plagëve të mara nga kokrrat e breshrit.

Breshëri ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale duke dëmtuar automjetet, xhamat e dritareve dhe çatitë e shtëpive.

“Kohët e fundit Italia ka qenë gjithnjë e më e ekspozuar ndaj ngjarjeve klimatike ekstreme sepse i ka munguar mbrojtja natyrore që krijohej dikur nga anticikloni i Azoreve”, shpjegon Antonello Pasini, fizikan i atmosferës në CNR (Qendra Kombëtare e Kërkimit).