18 vjeçari Festim Qerimi që realizon vizatime, dizajne dhe grafita në mënyrë perfekte
Jo gjithmonë arti vlerësohet sa duhet në Kosovë. Por sigurisht nuk ka mungesë të talentëve.
Talent fantastik sa i përket artit ka edhe 18 vjeçari, Festim Qerimi.
Festimi ka arritur që të krijojë punime nga më të ndryshme, në mënyrë perfekte. Atij i janë dashur 10 ditë të realizoi pamjen më të mirë të Nju-Jorkut në art.
Edhe pse i ri në moshë dhe sapo ka startuar me studime në Fakultet, drejtimi Dizajn Gafik, veprat e tij flasin shumë mirë për atë se çfarë është i gatshëm të realizojë ai në botën e dizajnit dhe artit në përgjithësi./Indeksonline/