14:11 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

18-vjeçari i Milanit dhuron ”show” në debutimin e tij në Serie A (VIDEO)

Një tjetër talent ka bërë debutimin në Serie A, me skuadrën e Milanit.

18-vjeçari spanjoll, Alejandro Jimenez, u fut në lojë në ndeshjen kundër Empolit, duke e zëvendësuar Florenzin, i cili pësoi një lëndim në pjesën e parë, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse luan si mbrojtës krahu, Jimenez dhuroi ”show” në pjesën e dytë.

Ai për një moment dribloi katër futbollistë të Empolit radhazi duke e nxjerr Milanin në kundersulm./IndeksOnline/