75 Mall Live Search
09:51 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

18-vjeçarja Eilish, fiton katër çmime “Grammy”

Këngëtarja Billie Eilish, 18-vjeçare ka fituar katër çmime “Grammy”, në ceremoninë vjetore të mbajtur këtë vit në Llos Angjelles.

Albumi, “Kur na zë gjumi, ku shkojmë”? (When We All Fall Asleep, Where Do We Go? ), i ka ndihmuar këngëtares të fitojë çmimet për albumin e vitit, këngën më të mirë, për incizimin dhe realizimin më të mirë të këngës, pa harrur edhe shpërblimin për artisten më të mirë.

Ajo tani është personi i parë që ka fituar këto çmime, prej kur Christopher Crossi kishte shënuar sukses të ngjashëm më 1981.

Vëllai më i madh o këngëtares, Finneas O’Connell, i cili i ka ndihmuar Eilishin të shkruajë këngët, si edhe në realizim të albumit, ka përfunduar duke fituar gjashtë çmime këtë natë.

Në mesin e fituesve të tjerë kanë qenë, Lil Nas X dhe Lizzo.

Përgjatë ceremonisë, pjesëmarrësit kanë përmendur me pikëllim lajmin për vdekjen e legjendës së basketbollit amerikan, Kobe Bryant.

Ai ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit, në Kaliforni.

Tetë persona tjerë në bord, përfshirë vajzën 13-vjeçare të basketbollistit kanë vdekur po ashtu.