21:35 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një 18-vjeçare, në rrezik për jetën, hëngri mishin e kalit!

Adoloshenjta norvegjeze, Pia Olden, 18 vjeçe rrezikon të vdesë pasi që ka ngrënë mishin e kalit të saj.

Ajo ka shpërndarë disa foto të kalit të saj ku shihej mishi i pjekur në pjatë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Indeksonline. Pas kësaj ajo ka pranuar kërcënime të shumta nga persona të ndryshëm.

Olden është vajzë fermeri dhe gjatë vitit 2018 kishte pësuar një incident me ç’rast ishte lënduar.

Komentuesit e kishin kërcënuar duke thënë se ajo meriton të vritet pasi që ka ngrënë kalin e saj si edhe ajo nuk meriton asnjëherë të mbajë kafshë./Indeksonline/