75 Mall Live Search
16:50 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

18 vjeçarja zbulon se ishte përdhunuar nga 4 herë në ditë nga babai i saj që kur ishte gjashtë vjeçe

Një adoleshente, babai pedofil të cilën e përdhunoi atë deri në katër herë në ditë dhe e mor atë në arrati, ka zbuluar traumën që ajo vuajti gjatë fëmijërisë.

Brave Shanon Clifton, tani 18 vjeçe, hoqi dorë  nga anonimiteti i saj për të zbuluar rrahjet e turpshme dhe abuzimin seksual nga babai i saj.

Pedofili Shane Ray Clifton përdhunoi vajzën e tij kur ishte vetëm gjatë vjeçe në dhomën e ndejës, raporton Mirror.

Dhe kur Shanon ishte 11 vjeçe, e la atë shtatzënë, por ajo kishte humbur fëmijën pasi e kishte goditur duke e lënë pa ndjenja.

Kur Shanon ishte 13 vjeçare, ajo zbuloi se ishte përsëri shtatzënë por babai i saj e kishte detyruar të bënte dështimin përmes disa rutinave të rrezikshme.

Gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë, një infermiere e shkollës kishte dyshuar se ajo ishte shtatzënë por Shanon nuk pranoi të bënte ndonjë test.

I tmerruar që krimet e tij do të ekspozoheshin, Clifton u arratis me vajzën e tij.

Dy ditë pasi u gjet, Shannon lindi një djalë- ky ishte djali dhe vëllai i saj.

Clifton, 36 vjeç mori një dënim minimal prej 15 vjet  burg për përdhunim në Gjykatën e Derby në vitin 2015.

Tre vjet më vonë Shannon ka dal për të folur publikisht për abuzimin e saj me shpresën për të ndihmuar të tjerët si ajo.

Ajo tha për Mirror: “Ai e vodhi jetën time. Ai e ktheu atë në një makth që nuk mund të zgjohesha- përdhunim dhe rrahje për vite të tëra. Unë isha e frikësuar dhe me dhimbje çdo ditë”.

Clifton mori kujdestarin e Shannon, të cilën e quajti “princesha e vogël” në moshën pesë vjeçare pasi u nda nga gruaja  e tij, nënën e Shannon.

Sipas Shannon gjërat ndryshua shumë shpejt, kur një natë ai e kishte detyruar të shtrihet në dysheme.

“Ai qëndroi mbi mua dhe e bëri atë. Unë ndjeva dhimbjen më të keqe të imagjinueshme. Isha duke bërtitur që ai të ndalet, por ai  nuk e bëri. Pas kësaj unë kisha shumë gjakderdhje. Isha duke qarë aq shumë sa mezi merrja frymë”, tha ajo.

Clifton kishte bindur vajzën e tij se përdhunimet e rregullta ishin diçka që të gjithë etërit bënin me vajzat e tyre.

Ai e detyroi Shanonin të kishte marrëdhënie seksuale deri në katër herë në ditë dhe madje e detyroi që ta bëj edhe në pyll.

Një vit pasi kishte lindur fëmijën e saj, edhe pse e donte atë, ajo mori vendimin për ta dërguar për birësim.

Ndryshe, Shannon në moshën 16 vjeçare kishte tentuar të vetëvritet, por me ndihmën e familjes kujdestare ajo po rindërton jetën e saj./Indeksonline/