180 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Korçë, nis verifikimi për dëmshpërblim
Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë në 1 qershor, zona juglindore e Shqipërisë është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës rihter, ku epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë.
Pas lëkundjes së parë të fuqishme, lëkundjet tektonike kanë vazhduar përgjatë ditës së diel duke çuar në plot 72 goditje sizmike të fuqive të ndryshme që kanë goditur këtë zonë të vendit. Në fakt ky tërmet nuk ka kaluar pa dëme.
Janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara. 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafë Zezë, raporton tch.
Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmeti.