75 Mall Live Search
16:54 / E Martë, 02 Janar 2024 / S Z

A do ta lëshojnë Kosovën policët pas 1 janarit? Sa serioze janë lëndimet në kryerje të detyrës? Flet kryesindikalisti i Policisë

Viti që lëmë pas ishte aspak i lehtë për Policinë e Kosovës.

Sulmi në Banjskë mori jetën e një polici, teksa pjesëtarë të Policisë u përballen me lloj-lloj krimi e kundërvajtje të ligjit.

Në një intervistë ekskluzive për IndeksOnline, kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka treguar se shumë policë janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Madje, sipas Zeqirit, ka edhe policë që kanë pësuar lëndime serioze, të cilat kanë çuar në invaliditet. Krahas lëndimeve dhe rasteve nga më të ndryshmet çdo ditë, Zeqiri tregon se mos plotësimi i kushteve bazë të punës ka qenë arsye qe disa zyrtarë të largohen nga uniforma e policisë.

Ai madje i frikësohet edhe largimit të policëve, pas liberalizimit të vizave. Lidhur me këtë të fundit, Zeqiri thotë se janë duke bërë çmos t’i bindin policët të qëndrojnë në profesionin fisnik të tyre.

Ndiqni më poshtë intervistën e plotë të tij.