08:41 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

189 raste, për 24 orë në Emergjencë



Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 189 raste për 24 orë.

35 pacientë kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në dhomën e reanimimit, 44 persona i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike, transmeton Indeksonline.

Gjatë kësaj kohe, kishte edhe 67 raste internistike dhe 27 ortopedike.

Si pasojë e aksidenteve në trafik, 8 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Për trajtim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së janë pranuar 34 pacientë.