75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / Gj Sh

19 kombëtare tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026

Ka shkuar në 19 numri i kombëtarebe që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Nga 48 kombëtare që do të jenë pjesë, SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë tre kombëtaret e para që si organizatore të turneut, janë të kualifikuara në Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.

Kombëtaret e tjera nga Amerika e Jugut që do të jenë pjesë e Kupës së Botës janë: Argjentina, Brazili, Ecuadori, Uruguai, Kolumbia e Paraguai.

Japonia, Irani, Australia, Uzbekistani, Korea e Jugut, Jordania, janë kombëtaret të cilat janë kualifikuar nga kualifikueset e Azisë.

Maroko, Tunisia dhe Egjipti janë kombëtaret afrikane që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës dhe Zelanda e Re, e cila është kualifikuar si kampionia e Oqeanisë.

Kujtojmë që në Kampionatin Botëror të vitit 2026, për hetë të parë do të jenë 48 kombëtare pjesëmarrëse, nga 32 sa ishin më parë.

Kupa e Botës 2026 e cila zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada nis më 11 qershor dhe përfundon me 19 korrik./IndeksOnline/