19 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 veta në gjendje më të rëndë

19 pacientë të infektuar me virusin korona po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 6 pacientë që po trajtohen aty, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ndërsa, gjatë 24-orëve të fundit një pacient është shëruar nga virusi korona.
“1 pacient me Covid-19 është shëruar gjatë 24-orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:12 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 303 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.