10:12 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

19 persona kthehen nga Kanada në Kosovë

Një grup prej 19 persona janë kthyer nga Kanada në Kosovë, si raste urgjente për kthim në formë të organizuar.

Për riadhesimin e tyre njoftoi Ambasada e Kosovës në Otava e cila ka bërë me dije se do të vazhdojë angazhimin e saj për t’ju dalur në ndihmë të gjitha rasteve e kërkesave të bashkatdhetarëve-qytetareve të Kosovës të cilët për arsye të rrethanave të krijuara nga pandemia (Covind-19), kanë mbetur në Kanada.

“Për momentin ju njoftojmë se po angazhohemi në projektin e radhës, që në ditët në vazhdim të realizojmë (as qa na janë krijuar mundësit-tani për tani) për kthimin edhe të 10-të personave tjerë, për në Kosovë nëpërmjet Kanada-Zurich-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ambasada njofton se çështja e pagesës së biletave mbulohet nga vetë pasagjerët dhe Ambasada nuk ka mundësi as të ndërhyj në çmim e as të realizojë/marr përsipër pagesa eventuale.