75 Mall Live Search
14:52 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

19 raste me coronavirus në 24 orët e fundit, u bëhet thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste me coronavirus, nga 2,267 testime të bëra.

MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 7 persona.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Ai në një postim në Facebook shkruan se situata me pandeminë COVID-19 është nën kontroll por rrezikohemi nga varianti Delta.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesin e disa”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.