22:24 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

19 shqiptarë dëbohen nga Gjermania

19 shtetas shqiptarë u deportuan sot nga Bochum-i i Gjermanisë, pasi nuk plotësonin kushtet për azil. Azilkërkuesit mes të cilëve gra dhe fëmijë janë paralajmëruar disa herë nga autoritetet gjermane, se nuk mund të qëndrojnë pasi Shqipëria dhe shtetet e tjera të rajonit konsiderohen vende të sigurta.

Pavarësisht ankesave të azilkërkuesve shqiptarë, autoritetet gjermane i morrën natën ata dhe më pas i dërguan në aeroport.

Media rajonale gjermane lokalkompass.de ka kritikuar autoritetet gjermane se me këtë sistem të dëbimit gjatë natës, vetëm po mbjellin frikën dhe se nuk do duhet të identifikonte Gjermaninë, përcjell albinfo.

Disa prej atyre shqiptarëve, ndjeknin shkollën fillore në Gjermani, ndërsa disa tjerë përgatiteshin për motër medicinale.