75 Mall Live Search
08:13 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / F.R

19 të zhdukur pas shpërthimit të fabrikës së municioneve në Tenesi

19 persona rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë ushtarake prodhimi eksplozivësh në Tennessee të premten.

Sherifi i Qarkut Humphreys, Chris Davis, tha se katër ose pesë persona u dërguan në një spital pas shpërthimit të madh që shkatërroi një fabrikë dhe se disa prej tyre kanë vdekur, shkruan BBC.

“Nuk ka asgjë për të përshkruar, është zhdukur”, tha ai.

Fabrika në Bucksnort, Tennessee – afërsisht 90 km në jugperëndim të Nashville – specializohet në zhvillimin, prodhimin, trajtimin dhe ruajtjen e eksplozivëve. Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.