21:12 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

19 vjeçari humb jetën si pasojë e një aksidenti në Gjakovë

Njoftimi mortor për vdekjen e Adiat Gojanit u vendos në derën e shtëpisë.

Ky 19 vjeçar pësoi me jetë kur në orët e vona të së shtunës u vetë aksidentua këtu në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë, që të shpie në drejtim të Shkugëzës.

Ekipet emergjente intervenuan menjëherë në vetë aksidentin, që dyshohet se u shkaktua nga tejkalimi i shpejtësisë në këtë zonë vendbanimi.