75 Mall Live Search
14:27 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

19 vjeçari kosovar me 195 centimetrat e tij që premton shumë në basketbollin e Kosovës

Ardit Pepaj është njëri nga talentët më premtues në basketbollin kosovar. Djaloshi nga Gurrakoci i Istogut është vetëm 19 vjeçar, ndërsa ka gjatësi prej 195 centimetrash.

Pozita e tij e preferuar është pozita numër 3, ndërsa shquhet edhe për lojën e fortë në mbrojtje. Sezonin e kaluar ishte afër të sigurojë titullon me Golden Eagel Yllin, por që u mposht në fundin e kampionatit.

Në adresë të Pepajt kanë ardhur disa oferta të cilat është duke i shqyrtuar. Vëmendja e tij është tek udhëtimi në Portugali me 10 korrik me përfaqësuesen U20 të Kosovës.

Pas rikthimit, Arditi pritet të marr një vendim të ri në karrierën e tij./Indeksonline/