17:18 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

19 vjeçari nga Peja del nga vetura dhe gjuan me armë një person- arrestohet

Mbrëmjen e së mërkurës pas një zënke të çastin mes dy personave në rrugën “Papa Klimenti”, në Pejë, një 19 vjeçar ka gjuajtur me armë zjarri ndaj një tjetri, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Policia me të marrë informacionin ka dal në vendin e ngjarjes ku viktima është dërguar aty pas orës 22:00 në QKUK për trajtim.

Ndërsa sot Policia pas një pune intensive kanë arritur ta kapin të dyshuarin L.L i lindur më 2002, dhe i cili ishte në arrati.

Atij i është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se ka kryer veprën.

Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Foto ilustrim