20:21 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

19 vjeçari që është edhe garues edhe trajner në sportin e Kick Boksit

Flamur Pestisha është vetëm 19 vjeçar, nga Prishtina e i cili po e tregon veten në sportin e Kick Boksit.

Pestisha ka arritur disa fitore në këtë sport si garues duke u treguar një sfidues i vërtetë për kundërshtarët, shkruan Indeksonline.

Por Flamurit fitoret si garues duket se nuk i kanë mjaftuar pasi që ai pasionin për këtë sport e ka shëndrruar edhe në profesion.

Edhe pse mosha e tij është më e re se sa trajnerët që jemi mësuar ti shohim zakonishtë, prishtinasi duket se edhe si trajner e ka gjetur veten, duke e bërë këtë punë me shumë dëshirë./Indeksonline/.