75 Mall Live Search
12:24 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / F.R

19-vjeçari që vdiq tragjikisht në Luksemburg, varroset të dielën në Dobërdol

Edonik Kastrati, 19-vjeçari që mbeti i vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Luksemburg më 1 shtator të këtij viti, do të varroset të dielën (21 shtator) në varrezat e fshatit Dobërdol.

Kështu është bërë e ditur nga njoftimi i familjarëve të Edonikut.

Në këtë aksident të rëndë, humbën jetën edhe katër persona të tjerë, mes tyre Ujkan e Ukë Bajraktari, vëllezër nga Isniqi i Deçanit.