16:48 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

19 vjeçarja kosovare vuan nga “Spinadefida”, me punimet e dorës mundohet të sigurojë terapinë e saj

Ardita Bilalli, është 19 vjeçe dhe vuan nga sëmundja e quajtur “Spinadefida”.

Sëmundja që ajo ka, ia pamundëson të ushtrojë punën që ajo gjithonë e kishte si ëndërr, si mësuese.

Si fëmijë, shprehu interesim për punime të dorës, kjo gjithmonë duke u bazuar në aftësitë e saj.

Në një bisedë për Indeksonline, ajo tregon se nga i lindi ideja që të merret me bizhuteri e dekore të ndryshme.

“Qysh si fëmijë më kanë bërë përshtypje rruazat, bizhuteritë e ndryshme. Kohë pas kohe i merrja i ripërpunoja për qejfin tim. Pastaj, kushtet e rënda financiare më shtyn që të vazhdoj edhe më shumë me këtë punë, kisha dëshirë që sado pak t’iu dilja në ndihmë familjes time, pasi që edhe terapia ime kushton shumë”, ka thënë ajo gjatë bisedës.

Ardita, thotë se mundohet të punojë modele e stile të ndryshme, kjo me qëllim që t’iu përshtatet shijeve të ndryshme.

“Punojë modele të ndryshme, disa më të rënda e disa më të lehta. Nuk janë të gjitha preferencat e njëjta andaj edhe unë mundohem t’i bëjë me lloje të ndryshme”, vlerëson Bilalli.

Thotë se interesimi për t’i blerë ato nuk mungon, dhe kjo e bënë të ndihet mirë.

“Unë mundohem ta jap maksimumin, çmimet nuk janë të shtrenjta ka prej 1 euro deri në 20 euro, e mendoj që kur e jap maksimumin atëherë edhe dalin bukur. Nganjëherë edhe i uli çmimet për arsye se disa persona nuk i kanë mudnësitë me i ble dhe iu bëjë zbritje”, shton ajo.

Ardita, thotë se ndjehet e gëzuar kur sado pak i ndihmon familjes me punën e saj. /Indeksonline/