12:13 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / AR

19 vjeçarja ‘papritur’ shtatzënë, lind pasi shkon në tualet

Në qytetin anglez Braintree, një 19-vjeçare papritur është bërë nënë për herë të dytë. 

Faye White mbau fëmijën për nëntë muaj, por e kuptoi këtë vetëm kur këmba e foshnjës i doli teksa kryente nevojat në tualet, transmeton Indeksonline.

White thotë për ‘Kennedy News dhe Media’ se bëri jo më pak se gjashtë teste shtatzënie dhe të gjitha ishin negative.

Cikli i saj menstrual ishte gjithashtu normal dhe fëmija nuk dukej kurrë qartë. Në këtë mënyrë, ishte një shtatzëni ndryshe nga ajo e para, me djalin e saj 2-vjeçar Brody-Chase./Indeksonline/