19 vjeçarja u mbajt e burgosur në shtëpi për 10 vite nga prindërit e saj
Një 19 vjeçare është mbajtur për 10 vite e burgosur në shtëpi nga prindërit e saj.
Rasti është raportuar se ka ndodhur në Tenterden dhe autoritetet janë lajmëruar nga fqinjët e saj.
Vajza ishte mbyllur në moshën 9 vjeçare, derisa prindërit e saj janë arrestuar për neglizhencë.
Prindërit e vajzës e kishin larguar atë nga shkolla pasi që vajza ishte me nevoja të veçanta si dhe i kishin angazhuar mësues në shtëpi.
Ende nuk është mësuar arsyeja që ka shtyrë prindërit të mbajnë të mbyllur vajzën e tyre për 10 vite.