196 aksidente vetëm gjatë muajit qershor në rajonin e Ferizajt

Gjatë muajit qershor- 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 196 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:
3 aksidente fatale, me 3 persona të vdekur,
88 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 126 persona,
105 aksidente me dëme materiale.
Në krahasim me muajin qershor të vitit 2024 janë raportuar gjithsej 150 aksidente, prej tyre:
1 aksident fatal, me 1 person të vdekur,
67 aksidente me lëndime, me 96 persona të lënduar,
82 aksidente me dëme materiale.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një rritje prej rreth 30%.
Po ashtu, gjatë muajit qershor -2025, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 5.847 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 98 drejtues automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Në muajin qershor të vitit 2024 ishin shqiptuar gjithsej 5.313 gjoba, që paraqet një rritje prej mbi 10% këtë vit.
Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.
Apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve.
Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo kundërvajtje në komunikacion përmes: aplikacionit “Lajmëro policinë”,
192,
0290/326-250,
0290/322-406.
Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.