197 gjoba për mosbartjen e maskës në regjionin e Pejës

197 tiketa janë shqiptuar nga Policia e Kosovës për qytetarët në regjionin e Pejës, transmeton “Indeksonline”.
Policia e Kosovës respektivisht Policia që mbulon Rajonin e Pejës sot nga ora 00.00 e deri në ora 16 ka shqiptuar gjithsejt 197 tiketa për mosbartje të maskës mbrojtëse.
77 nga to janë shqiptuar në qytetin e Pejës.
Sipas masave të reja të ndërmarra nga qeveria e Kosovës, bartja e maskës është obligative edhe kur ecni vetëm.