15:04 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

198 ditët e Guardiolës në Romë, si e largoj i riu De Rossi

Pep Guardiola dikur ishte lojtar i Romës për 198 ditë.

Ndërsa Pep hapi dhe mbylli karrierën italiane në Breschia, gjashtë muajt e tij tek gjallorosët janë për t’u harruar.

“Unë di më shumë për stolin e Romës se sa për fushën”, tha spanjolli me shaka kur u kthye në Romë në vitin 2009 për të luajtur finalen e Ligës së Kampionëve si trajner i Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

Pep u transferua në Romë në verën e vitit 2002. Kjo ishte një blerje e presidentit të atëhershëm të klubit, Franco Sensi, por në kundërshtim me trajnerin Capello, i cili kishte preferenca tjera.

Guardiola ishte i lumtur por edhe ngacmues në paraqitjen e tij. “Cfarë dua unë? Unë kam kërkuar 10-shin e Tottit por ata nuk ma japin mua” kishte thënë ai. Megjithatë entuziasmi zgjati pak.

Sensi bleu atë, por Capello nuk e fuste në lojë. Guardiola luajti gjashtë ndeshje dhe pjesën tjetër qëndroi në stol. Një nga këto ndeshje ishte kundër Madridit në Ligën e Kampionëve më 17 shtator 2002. Ai humbi 0-3 ndaj Raul, Figo, Zidane … Në ndeshjën në “Bernabeu” një muaj më vonë, ai nuk luajti për një minutë. Ishte tetori dhe vazhdoi deri në lamtumirën e tij në janar.

Capello vlerësoi atë teorikisht, duke theksuar profesionalizmin e tij dhe dëshirën që kishte të mësonte, vëmendjen që ai dha në çdo trajnim, e në çdo bisedë. Por pastaj në nivel sportiv ai kishte preferenca të tjera.

Capello ishte ‘në dashuri’ me një të ri, ai ishte De Rossi, i cili tashmë po shtynte fortë. Largimi i Pep nga Roma në janar në rrugën e tij për në Brescia i dha atij lirinë për ta bërë debutimin në Serie A.

“Pasiqë Guardiola po largohet nesër, unë do të luaj me një zog”, tha Capello duke iu referuar De Rossit.

Dhe kështu ndodhi, kapiteni momental i Romës debutoi në kampionat më 21 janar 2003 kundër Comos. Edhe De Rossi komentoi cështjen e komplikuar të De Rossit.”E pashë se ai në Romë nuk ishte në botën e tij, ai ishte i çorientuar”.

Nga Italia, Pep shkoi në Al-Ahli të Katarit për dy sezone të tjera para se të varte çizmet e tij. /IndeksOnline/

GUARDIOLA SENTADO EN LE BANQUILLO