A do të largohet Modriqi nga Real-i? Shuhet kureshtja e madhe

Pas një sezoni, në të cilin flitej shumë për largimin e Luka Modriqit nga ‘’mbretërit’, duket sikur kroati mund të dëshiroj të qëndrojë në Real Madrid edhe për një sezon.
38-vjeçari është ende i aftë për paraqitje të shkëlqyera, por shumë e parashikuan largimin e tij, pasi kishte rënë në stol për pjesën më të madhe të sezonit.
Modriqi e filloi El Clasico të dielën mbrëma ,dhe pati një performancë të shkëlqyer.
Sipas Diario AS, Modriqi dëshiron të zgjasë kontratën e tij për një vit tjetër. Ata thonë se paraqitjet e tij të fundit kanë treguar se ai nuk është dorëzuar, as për të fituar një vend titullari, as për të fituar një kontratë të re. /IndeksOnline/