Aksident në Prishtinë, dy motoçikleta përplasen mes vete

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në kryeqytet, ku dy motoçikleta janë përplasur mes vete.
Nga pamjet të cilat i posedon “Indekonline” shihen motoçikletat e përfshitra në aksident, të cilat kanë përfunduar në mes të rrugës dhe se përskaj njërës nga motoçikletat e aksidentuara shihet i shtrirë njëri nga të aksidentuarit dhe qytetarë të shumtë, që i janë ofruar për ndihmë.
Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse personat e përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime të rënda.
Indeksonline do të iu mbaj të informuar lidhur me aksidentin në fjalë./Indeskonline/


