75 Mall Live Search
13:45 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / S Z

Aksident i rëndë në autostraden “Ibrahim Rugova” (Pamje)

Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një kombi, ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht tek rruga Prizren-Suharekë.  

Sipas informatave të “Indeksonline” nga vendi i ngjarjes,  si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime të rënda dhe është bartur për  të marrë trajtim mjeksor. Ndërkaq një person i moshës së shtyrë mbetet i shtrirë në rrugë.

“Personin e lënduar e kanë bartur me makinë private për trajtim, pasi që në vend ngjarje ende nuk kishte arritur ambulanca. Ndërkaq i shtrirë në rrugë, kishte mbetur dhe një person i moshës së shtyrë“, ka thënë për Indeksonline, një qytetar i cili kishte qenë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq nga pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, shihet se vetura e përfshirë në aksident ka pësuar dhe dëme të konsiderueshme materiale.