75 Mall Live Search
21:13 / E Premte, 09 Gusht 2024 / FR

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen katër persona

Indeksonline ka raportuar më herët për një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ku njoftoi se ku si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkaq, njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin”, tha Krasniqi për Indeksonline.