Aksidentohet ish-mesfushori i Juventusit

Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë në Holandë, ku është përfshirë edhe një ish-futbollist.
Bëhet fjalë për holandezin, Eljero Elia i cili u përfshi në një aksident me 4 vetura në autostradën A4 afër Leidenit në Holandë.
Policia ka deklaruar se askush nuk ka pësuar lëndime serioze , por dy shoferë janë dërguar në stacion.
Mediat lokale pretendojnë se Elia u mor me një furgon policie së bashku me një burrë tjetër, por për një arsye të panjohur.

Aksidenti i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së së shtunës.
Holandezi luajti për skuadrat si Juventus , Feyenoord , FC Twente, ADO Den Haag dhe Southampton.
Ai gjithashtu luajti 30 ndeshje për ekipin kombëtar holandez dhe shënoi kundër Skocisë dhe Hungarisë .
Ai njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në vitin 2022 pasi pësoi një këputje të ligamentit në kyçin e këmbës.