Aktori shqiptar ‘martohet’ me Adriana Matoshin?!

Pas publikimit të lajmit nga Indeksonline se mos ka nisur diçka e re nga Adriana Matoshi dhe aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, ky i fundit ka bërë një deklaratë në emisionin “Zemër Luana”.
Në lojën se me cilën nga femrat do të ishte martuar, në mesin e shumë fytyrave publike deri në fund përzgjodhi vetëm Adriana Matoshin.
I pyetur për raportin mes tyre tha se njihen prej filmit dhe se kanë marrëdhënie pozitive në aspektin profesional.
“U martova me Adrianen unë”, tha ai.
Por, se cili është raporti i saktë mes tyre, mbetet ta zbulojmë ditëve në vazhdim./Indeksonline/