Alec Baldwin kërkon nisjen e shpejtë të gjykimit për rastin e filmit ‘Rust’

Alec Baldwin thuhet se po kërkon një gjykim më të shpejtë.
Mediat amerikane kanë raportuar në bazë të dokumenteve të gjykatës, transmeton Indeksonline.
Është paralajmëruar edhe dita e parë e seancës e cila do jetë më 1 shkurt.
Javën e kaluar u njoftua se aktori do të ndiqet penalisht për incidentin e xhirimeve në filmin ‘Rust’ në vitin 2021, ku mbeti e vrarë kamermanja Halyna Hutchins.
Ekipi ligjor deklaruan se Baldwin ka të drejtë për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të akuzave për të minimizuar sharjet dhe dyshimet publike.
Në tetor dolën në dritë “fakte të reja” që prokurorët thonë se 65-vjeçari Baldwin është fajtor për vdekjen e Hutchins.
Hetimi do të tregonte se revolveri mund të ishte shkrepur vetëm duke tërhequr këmbëzën. Baldwin ka pohuar gjithmonë se ai kurrë nuk e bëri këtë./Indeksonline/