“Alkool” nga Yll Limani po thyen rekord, renditet e para në Zvicër

Me 9 qershor 2022, këngëtari i famshëm kosovar, Yll Limani, lansoj projektin e ri muzikor të cilin e realizoi në bashkëpunim me reperin shqiptar, Noizy.
Pas publikimit kjo këngë u pëlqye jashtë mase nga fansat ku në kanalin “Youtube” pati bombardime klikimesh, shkruan Indeksonline.
Për vetëm 11 ditë kënga numëron afro 9 milionë klikime në këtë platformë.

Mirëpo, kjo këngë po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare.
“Alkool” është e para në listën e këngëve në Zvicër. Këtë e ka publikuar menaxheri i Yllit, Bonart Ajvazi.
“ALKOOL #1 në Zvicër”, shkroi ai në postim të cilën këngëtari e ripostoi në llogarinë e tij.

Gjithashtu kjo këngë është renditur në top 10-shen në Gjermani dhe UK, top 5-she në Maqedoni si dhe e para në Kosovë e Shqipëri./Indeksonline/