75 Mall Live Search
23:33 / E Diele, 05 Qershor 2022 / AR

Anulohet vizita e Lavrovit në Serbi

Është anuluar vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi.

Arsyeja e anulimit të vizitës është pasi tri vende mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e tij, tha një burim i lartë i ministrisë së Jashtme për agjencinë e lajmeve Interfax.

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, kanë ndaluar nëpër hapësirat e tyre ajrore, fluturimin e avionit që do të lejonte ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ta vizitonte nesër Beogradin./Indeksonline/