Arrestohen vëllezërit në Prishtinë, u rrahen ndërmjet vete

Policia ka arrestuar dy vellezër në Prishtinë, pasi që si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar me procedurë të rregullt. E më pas njër prej tyre ka përsëritur vepren dhe është dërguar në mbajtje.
“ Prishtinë 01.05.2024-04:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, (vëllezër) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit fillimisht janë liruar në procedurë të rregullt, e me pas pasi që njeri prej tyre ka përsërit veprën, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/