75 Mall Live Search
14:23 / E Diele, 15 Mars 2026 / L A

Artur Hyseni drejt sukseseve të reja, ftohet nga Kosova U-13

Futbollisti i ri kosovar, Artur Hyseni shihet si e ardhmja e futbollit kosovar.

Talenti i Athletic Club Ferizaj, po e dëshmon veten me performancat e tij ku cilësohet edhe si “Messi” kosovar.

Mirëpo gjatë ditës së sotme, klubi i tij njoftoi se Hyseni është përzgjedhur nga Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U-13, për ndeshjet e marsit.

Ky moment është fryt i shumë orëve stërvitje, përkushtimi dhe dashurisë së madhe që Arturi ka për futbollin. Çdo hap i tij në fushë ka qenë i mbushur me ëndrra të mëdha, disiplinë dhe besim se puna e fortë gjithmonë shpërblehet.

Për ne si shkollë futbolli është një krenari e madhe të shohim lojtarët tanë duke rritur dhe duke arritur nivele gjithnjë e më të larta. Arturi sot përfaqëson jo vetëm veten dhe familjen e tij, por edhe “Athletic Club” dhe të gjithë ata që kanë besuar në rrugëtimin e tij! Ky është vetëm fillimi i një rruge të bukur në futboll.

Ne besojmë se Arturi do të vazhdojë të punojë me të njëjtin pasion dhe do ta mbajë gjithmonë me krenari fanellën që përfaqëson!Urime Artur! Vazhdon të na bësh krenar. E ardhmja është e jotja”, shkruhet në postimin e Athletic Club Ferizaj./IndeksOnline/