As me Zayn, as me DiCaprion, Gigi Hadid kapet mat me tjetër mashkull (foto)

Modelja e famshme Gigi Hadid, të shtunën mbrëma është parë duke dalë nga një festë me producentin e muzikës, Cole Bennett.
Dyshja u panë bashkë në të njëjtin vend, transmeton Indeksonline.

28 vjeçarja u mundua ta mbajë daljen të fshehtë duke u ulur mbrapa në makinë. Ky moment erdhi vetëm një ditë pasi Gigi dhe DiCaprio u panë bashkë duke u argëtuar.

Tani, burimet e Dailymail thonë se DiCaprio është duke u takuar me modelen italiane Vittoria Ceretti, në Santa Barbara.
Kujtojmë që DiCaprio dhe Gigi u lidhën për herë të parë në shtator 2022, kur u panë së bashku në një javë të modës në Nju Jork pas festës.

Gigi ka një vajzë dyvjeçare me ish të dashurin Zayn Malik, ata u bashkuan nga nëntori 2015 deri në tetor 2021./Indeksonline/
