10:36 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / G T

Askush s’e shkel logon e Cityt, lojtarët e Real Madrid-it tregojnë respekt!

Skuadra e Real Madridit sonte luan ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt në stadiumin “Etihad”.

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihen lojtarët e klubit spanjoll duke u futur në fushën e stadiumit anglez, shkruan Indeksonline

Ajo që bie në sy është respekti i lojtarëve dhe stafit për logon e klubit të Manchester Cityt.

Askush prej tyre nuk e shkel logon e skuadrës së Pep Guardiolas, duke treguar respekt të veçantë.

Por cili do të jetë respekti i madrilenëve në fushë sonte, mbetët të shihet nga ora 21:00. Kujtojmë që rezultati i ndeshjes së parë ishte 3:3./Indeksonline/