Babai lajmëron djalin në polici, pas një mosmarrëveshje me të lëndoi veten, duke goditur murin

Një person është arrestuar në Fushë- Kosovë, pasi që pas një mosmarrëveshjeje me babain e tij, e kishte fryer atë dhe më pas kishte lënduar veten, duke e goditur murin. Ai pastaj e kishte marrë një thikë dhe kishte dalë nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar, ndërsa thika i është konfiskuar.
“Fushë Kosovë 28.04.2024, 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, djali i tij e kishte fyer dhe më pas e kishte lënduar veten duke e goditur murin. I njëjti e kishte marr një armë të ftohtë (thikë) dhe kishte dalur nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar, thika është konfiskuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.