Bajqinovci me 48 pret mërgatën në Aeroportin e Prishtinës
Kandidati për deputet Mefail Bajqinovci ka pritur sot mërgatën shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke i uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve që po kthehen për pushime në vendlindje.
Me mesazhin “Mirësevini në vendlindje, mërgatë e dashur”, Bajqinovci theksoi rëndësinë e mërgatës për Kosovën, duke vlerësuar kontributin e tyre të vazhdueshëm ekonomik, shoqëror dhe kombëtar.

