Ballkani kthehet parakohe nga Turqia, kjo është arsyeja
Klubet kosovare po qëndrojnë në Turqi, ku po përgatiten për stinorin pranveror të Superligës.
Mirëpo njëri nga klubet, Ballkani ka vendosur të kthehet në Kosovë, 4 ditë më herët.
Kjo për shkak të kushteve jo të mira atmosferike atje, me klubin që e konfirmoi këtë në faqen e tyre zyrtare.
Ata njoftuan se fazën përmbyllëse të përgatitjeve do ta zhvillojnë në Suharekë./IndeksOnlin.e

