75 Mall Live Search
15:03 / E Martë, 19 Mars 2024 / Z S

Banorët e lagjes ‘’Emshir’’ që dy ditë pa ujë

Banorët e lagjes “Emshir” të Prishtinës,  ka dy ditë që kanë mbetur pa ujë.

E mungesa e ujit në këtë lagje është shkaktuar pasi që është dëmtuar gypi i ujësjellësit nga një kompani, e cila po kryen punime në afërsi të lagjes.

Banorët në këtë lagje të kryeqytetit vazhdojnë të mos kenë ujë.

Po ashtu  dhe kompania në fjalë vazhdon t’i kryejë punimet, pa çarë fare kokën për dëmet që ua ka shkaktuar banorëve përreth, të cilët ka dy ditë që po përballen me mungesë të ujit./Indeksonline/