Barça sytë nga e ardhmja, transferon një lojtar nga Uruguaji
Barcelona ka bërë blerjen e dytë në afatin kalimtar të janarit.
Ata siguruan transferimin e mbrojtësit uruguajan, Patricio Pacifico nga skuadra e Defensor Sporting.
Uruguajani, do të vijë në formë huazimi me opsion blerje prej 1.8 milionë eurove.
Pacifico, fillimisht do t’i bashkohet skuadrës së dytë të Barcelonës, e më pas në rast të formës së tij mund t’i bashkohet edhe skuadrës së parë./IndeksOnline/

