Barcelona shpall kandidaturën që “Camp Nou” të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2029
Barcelona ka bërë rikthimin në stadiumin e tyre “Camp Nou”, në fund të vitit që lamë pas.
Rikthim ky pas dy vitesh punime të pandalshme, me Barçën që luajti në “Montjuic” gjatë tërë kësaj kohe.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, Barcelona ka shpallur kandidaturën që të mbajnë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2029.
Propozimi ka po ashtu mbështetjen institucionale të Këshillit të Qytetit të Barcelonës dhe të Generalitatit të Katalonjës.
“Camp Nou”, kishte pritur më parë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1999, ku Manchester Unitedi bëri rikthimin e çmendur ndaj Bayern Munichut./IndeksOnline/

