75 Mall Live Search
13:46 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / L A

Bayerni ishte shumë afër të transferonte Yamalin

Karriera e Lamine Yamalit mund të kishte rrjedhur ndryshe.

Talenti spanjoll në një pikë në karrierën e tij ishte shumë afër t’i bashkohej gjigantëve gjerman, Bayern Munich.

Kështu raporton portali gjerman “Bild”, me “Bavarezët” që ishin afër të transferonte Yamalin së bashku me mesfushorin Gavi në vitin 2022.

Bayern Munich caktoi një takim me agjentin e Lamines për të diskutuar, fillimisht me Gavin , klubi gjerman gjithashtu e vuri emrin e anësorit në tryezë. Ata donin ta nënshkruanin atë dhe të takonin prindërit e tij.

Mirëpo kjo ngjarje mori një kthesë të madhe pasi që në atë kohë Yamal mori si agjent të tijin, portugezin Jorge Mendes.

Lojtari vlerësohej rreth pesë milionë euro në vitin 2022. Për më tepër, marrëveshja nuk mund të përfundohej para se ai të mbushte 16 vjeç, dhe kur ishte pothuajse tre muaj larg arritjes së asaj moshe, ai debutoi në La Liga nën drejtimin e Xavit.

Dhe pjesa tjetër është histori pasi që nga debutimi i tij në vitin 2023, Lamine Yamal u shndërrua në një nga talentët më të mëdhenj në botë, ku ka luajtur rol në suksesin e Spanjës në “Euro 2024” dhe sezonin e kaluar ku dominoi futbollin spanjoll me Barcelonën si dhe është një nga favoritët për të fituar “Topin e Artë 2025”./IndeksOnline/