13:30 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / AR

Bebe Rexha e puth në buzë këngëtaren e famshme (VIDEO)

Bebe Rexha ka shkuar më larg kësaj radhe me performancën e saj.

Ylli botëror i muzikës përformoi në festivalin e famshëm brazilian, “The Town” dhe një moment, iu bashkua këngëtarja Luisa Sonza.

Vajzat performuan së bashku dhe në fund shkëmbyen puthje në buzë, moment që shpërtheu nga ovacionet e publikut.

Kujtojmë se kohë më parë Bebe ka folur për orientimin e saj duke pranuar se ka dalur si me djem ashtu edhe me vajza.

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë. E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë emocionuese”, rrëfeu ajo asokohe.