75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / B O

Boksierja e Kosovës s’e bën hesap zvicëranen, kalon në çerekfinale të Evropianit

Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Boksierja jonë ishte bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni, kategoria -60 kg.

Sadiku u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike.

Meçin e saj nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.