75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 02 Prill 2024 / S Z

Borrelli kërkon hetim për sulmin ndaj ekipit bamirës ku mbetën të vrarë 7 persona

Josep Borrell përfaqësues i Lartë i  BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka dënuar sulmin  ndaj një ekipi bamirës nga forcat izraelite, ku shtatë persona kanë mbetur të vrarë.

Në një reagim në X ai ka thënë se kërkojnë hetim të plotë dhe se përkundër përpjekjeve po shohin të vrarë të pafajshëm ende.

Grupi i ndihmës me bazë në SHBA, World Central Kitchen konfirmon se shtatë anëtarë të stafit u vranë në një “sulm në shënjestër” nga ushtria izraelite dhe i bëri thirrje Izraelit të ndalojë “këtë vrasje pa dallim” në Gaza.