75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 16 Janar 2024 / AR

Capital T takon idolin e tij, fenomenin Ronaldo

Reperi i njohur kosovar Capital T njihet për hitet e tij të shumta.

Ai ka disa ditë që gjendet jashtë vendit e që falë kësaj vizite ka arritur ta takojë heroin e fëmijërisë, shkruan Indeksonline.

Capo ka publikuar një fotografi bashkë me Ronaldon duke e falënderuar që e ka vizituar Kosovën.

Ai uroi që do të shihen sërish së shpejti, në një Kosovë shumë më ndryshe.

Postimi i plotë:

“Knaqesi me taku R9 heroi im i femijerise ⚽️

Njëri nga më të mirët në fushe dhe jashte saj,

ai e vizitoi Kosoven kur ishte ne Prime te karrieres se tij e kjo eshte nje arsye tjeter pse akoma e gezoj te njejten dashni e respekt per te.

Faleminderit@ronaldo🙏🏻 vazhdoni të jeni të shkëlqyer.

Dhe shihemi së shpejti miku im në një Kosovë shumë më ndryshme ”./Indeksonline/